Më 17 prill, zgjedhje lokale në dy komuna

04.02.2022 14:32

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi....

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, nënshkroi Aktvendimin për shpalljen e zgjedhjeve për kryetar komune në Komunën Mavrovë dhe Rostushë dhe për kryetar komune në Komunën Qendra Zhupë që do të mbahen më  17 prilli 2022 .

Aktvendimin do e zbatojnë Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, Komisionet Komunale Zgjedhore dhe Këshillat Zgjedhorë dhe i njejti hyn në fuqi me ditën e botimit në "Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut."