Maqedoni

Petkov: Goce Dellçev pjesë e historisë së përbashkët

04.02.2022 14:40

Goce Delçev është pjesë përbërëse e historisë tonë të përbashkët me popullin e Maqedonisë së Veriut....

Goce Delçev është pjesë përbërëse e historisë tonë të përbashkët me popullin e Maqedonisë së Veriut. Kështu ka shkruar me rastin e 150 vjetorit të lindjes së Goce Delçevit, kryemisnitri bullgar Kirill Petkov në facebookun e qeverisë. Ai është një nga personalitetet që i bëjnë krenarë dy popujt, thekson Petkov.  
 
“Sot e festojmë 150 vjetorin e lindjes së njërit nga mendjet më të ndritura në historinë tonë – revulucionarit bullgar Goce Dellçev. Ai është pjesë përbërëse e historisë tonë të përbashkët me popullin e Maqedonisë së Veriut. Ai është një nga personalitetet  që i bën krenarë dy popujt.”, ka shkruar mes tjerash Petkov.  
 
Me këtë rast ushtruesi i detyrës së ambasadorit të Maqedonsië së Veriut në Safje Vlladimir Krstevski, sëbashku me kryemisnitrin bullgar Kirill Petkov dhe presidentin Rumen Radev është pjesë e ceremonisë së organizaur nga autoritetet bullgare në Bllagoevgrad qytet që është i lidhur me Goce Dellçevin dhe familjen e tij pasi atje janë varrosur babai dhe pjestarë tjerë të familjes. Siç ka bërë të ditur kryemisnitri bullgar Petkov me kryemisnitrin Kovaçevski janë dakorduar për të festuar bashkarisht për Goce Dellçevin. 
 
VMRO-ja Bullgare: Eshtrat e Goce Dellçevit të rivarrosen në Sofje
 
VMRO-ja Bullgare e Krasimir Karakaçanov ka kërkuar që eshtrat e Goce Dellçevit nga Shkupi të rivarrosen në Sofje. 
 
“Nëse zyrtarët në Shkup nuk e respektojnë përkujtimin e Goce Delçevit, atëherë ti kthejnë eshtrat në shtëpinë e maqedonasve bullgar në Sofje! Bullgaria e don legjendarin dhe në mënyrë adekuate do ta respektojë!”, thonë nga VMRO-ja bullgare. 
 
SANIJE DURAKU