Dita botërore e kancerit në gji, diagnostifikimi i hershëm, parandalon sëmundjen

04.02.2022 14:59

Për parandalimin e kancerit të gjirit....

Për parandalimin e kancerit të gjirit, duhet diagnostifikim i hershëm që smundja të mos avancojë. Por për shkak të pandemisë të gjitha procedurat diagnostifikuese kanë ngecur, tha kryetarja e shoqatës "Borka'  Biba Dodeva, me rastin e ditës nderkombëtare të kancerit të gjirit.

Dodeva kërkon zgjidhje sa më të shpejtë të ketij problemi.

“Te zgjidhim problemet të cilat u shfaqën gjatë pandemisë sepse gjatë kësaj periudhe gjitha procedurat diagnostikuese u ndërprenë, njerëzit nuk mund të bëjnë as kontrolle në kohë, kanë pritur shumë muaj, e nga ana tjetër, me thoni si mund të flitet për zbulimin dhe parandalimin e hershëm kur të gjitha programet e shqyrtimit u ndërprenë??. - Kjo është diçka në të cilën duhet të përqendrohemi. Unë propozoj një qasje multidisiplinare për të zgjidhur të gjitha këto” – tha Kryetarja e Shoqatës “Borka”m Biba Dodeva.

Ministri i shëndetësisë, Bekim Sali thotë se, për shkak të pandemisë të gjitha vendet e botës janë në kolaps ekonomik dhe më e goditur është shëndetësia.

“Rritje e incidencës së kancerit do të thotë se buxhetet shëndetësore të shteteve janë të rrezikuara dhe kjo është një prej çështjeve kryesore që shkakton problem ekonomike dhe financiare kudo nëpër botë” – tha Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali.

“Siguruam aparaturë të re, dhe në  dhjetor të vitit të kaluar ministria e shëndetësisë na e morri, aktualisht ne jemi në rrjedhë e sipër të trajnimit.  Bëhej fjalë një aparatur që mund të trajtojë pacientët për rrezatim dhjetë herë më shpejtë. Te ne nuk ka rend për rrezatim, hapësira  kohore mes trajtimit mes rrezatimit dhe dhënies dhe fillimit të terapisë, është tri javë maksimalisht” – deklaroi Nino Vasev nga Klinika Universitare.

Në vend numri i të prekurve me kancer në gji vazhdon të shënoj rritje nga viti në vit. 218 gra dhe 4 burra vitin e kaluar kanë marrë rezultate me kancer në gji, 15 prej të cilëve të moshës nën 40 vjeçare.

Ndërkohë, 279  gra të moshës 55-59 vjet vdesin thuajse çdo vit nga kjo sëmundje. Në botë brenda vitit regjistrohen 2,3 milion raste të reja me kancer të gjirit ku 2% e rasteve janë meshkuj. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)