Maqedoni

Sh.h “Islamic Relief”: Donacione për Shtëpinë e Shëndetit-Likovë

04.02.2022 15:21

Shoqata humanitare “Islamic Relief” nga Zvicra në bashkëpunim me Organizatën Humanitare “Kalliri i Mirësisë”....

Shoqata humanitare “Islamic Relief” nga Zvicra në bashkëpunim me Organizatën Humanitare “Kalliri i Mirësisë”, gjatë ditë së sotme, Shtëpisë Shëndetit-Likovë, i dhuruan donacion në vlerë prej rreth 80.000 euro. Donacioni përfshinë një Autoambulancë, si dhe disa paisje teknike për shërbime medicinale.
 
“Ishte një nevojë e kahmosshme e Shtëpisë së Shëndetit e banorve të Komunës së Likovës, prandaj arritëm që ta sigurojmë këtë Autoambulanc ku do të sigurojë qytetarët tanë Shtëpinë e Shëndetit për zhvillimin e aktiviteteve të cilat i kanë paraparë.”, tha kryetari i komunës së Likovës, Erkan Arifi.
 
“Ne shpresojmë që falë këtij bashkëpunimi, me këtë ritëm të vazhdojmë edhe në të ardhmen. Ne si shoqatë “Islamic Relief” nga Zvicrra me përfaqësi tona në Kosovë dhe Shqipëri bashkëpunime të këtilla të kemi edhe me Komunat e tjera.”, tha dr. Muhamed Soliman nga “Islamic Relief Switzerland".
 
“Si Shtëpi e Shëndetit me punët që i kemi, nuk kemi mundur të funksionojmë ashtu si duhet për shkak të nevojave që i kemi, pra kemi pasur nevojë për një Autoambulanc dhe ja që sot e kemi.”, tha Rukije Miftari nga Shtëpia e Shëndetit - Likovë.
 
“Ky donacion ka vlerën prej 80,000 euro, në të përfshinë një Autoambulanc, agregat elektrik, një pajisje për analizat e gjakut dhe një frigorifer për ruajtjen e vaksinave.”, tha Nexhat Lika  nga o.h. Kalliri i Mirësisë.
 
Gjatë qëndrimit të tyre në Likovë, përfaqësuesit e këtyre shoqatave simotra, realizuan takim edhe me kreun e komunës së Likovës, Erkan Arifi, ku njëherësh premtuan ndihma dhe donacione të ndryshme në rrafshin infrastrukturor, arsimorë si dhe atë shëndetësor.
 
FATLUM AQIFI