Maqedoni
Gjykata Penale, proces gjyqsor në rtastin “Lidhja Ndërkombëtare”
04.02.2022 15:39
Fillimisht qasje në provat e komunikimit nëpërmjet rrjetit social what’s-ap dhe më pas të dëgjohen dëshmitarët e propozuar...

Fillimisht qasje në provat e komunikimit nëpërmjet rrjetit social what’s-ap dhe më pas të dëgjohen dëshmitarët e propozuar kërkon mbrojtja e të pandehurit Bojan Jovanovski. Ai në një seancë publike deklaroi se mesazhet e tilla janë të rëndësishme për vërtetësinë e deklaratave të dëshmitarëve. Për provat nga telefoni interesim ka shfaqur edhe mbrojta e të akuzuarve të tjerë.
“Mbrojtja nuk mund të akuzohet se ishte pasive, mesazhet në viber kanë dalur, kanë mbetur vetëm mesazhet what’s-ap, i pandehuri ka punuar më shumë në platformën what’s-ap. Kërkesa jonë ishte që të dorëzohej telefoni dhe jo ndonjë kopje forenzike. Ne u dakorduam që të na dorëzohet një kopje forenzike, por kur një kopje forenzike na është dorëzuar tashmë, do të duhet të na dorzohet edhe softueri gjithashtu. Nuk na është ofruar softueri dhe akuzohemi se nuk kemi bërë analiza.”, tha Sashko Dukovski, avokat.
Gjyqtari tha se provat u janë dhënë për shqyrtim rreth 8 muaj më parë. Seanca publike do të vazhdojë me marrjen në pyetje të të pandehurve. Në rastin “Unioni Ndërkombëtar, i akuzuari i parë për larje parash dhe mashtrim është Bojan Jovanovski.
NAIM RAMADANI
