Maqedoni
Protesta për Rexhail Qerimin: Të zbardhet vdekja e tij dhe rastet e montuara
04.02.2022 15:58
Familjarë e qytatarë dolën në rrugët e Shkupit për të kërkuar drejtësinë për ndërrimin jetë të Rexhail Qerimit....

Familjarë e qytatarë dolën në rrugët e Shkupit për të kërkuar drejtësinë për ndërrimin jetë të Rexhail Qerimit në qeli të burgut. Edhe pse jot ë shumtë në numër, ata me pankarta në duar u nisën nga sheshi Skënderbeu dh kërkesat për drejtësi I shpalosën para zyrës së BE-së. Kërkuan të zbardhen arsyet e vdekjes, sipas tyre misterioze të Qerimit.
“Pushteti vazhdimisht I ka shtyp edhe I’u ka bë presione, edhe njerëzit nuk guxojnë të dalin edhe të marrin pjesë nëpër protesta, e dijmë se kanë eskaluar situatat nëpër protesta.”, tha Jetullah Qerimi, vëllau i Rexhail Qerimit.
“Me akuza të shpifura si terroristë e fundamentalist, të cilët sipas logjikës së pushtetit duhet të kontrollohen, të sundohen, të dënohen, edhe të terrorizohen, helmohen, vriten sa herë ti kujtohet pushtetit, po çka se këto vepra kriminale të organeve të pushtetit kryhen në emër të ligjit dhe të demokracisë.”, tha Nagip Jonuzi, bashkëorganizatorë të protestës.
Protesta u shoqërua edhe nga familjarë dhe miq të të dënuarve të rastit Monstra, të cilët rastet e monutuara I quajtën më shumë vednime politike se sa gjyqësore.
“Nuk kemi shtëpi luksoze që ti deponojmë si garanci për ti liruar vëllezërit tonë prej paraburgimit. Po ata as nuk I trajtojnë në mënyrë humane, po të kishte qenë i trajtuar Rexhaili në mënyrë të drejtë dhe humane së paku nëse zoti e ka caktu të vdiste, do vdiste në kushte normale në spital apo diku tjetër.”, tha Bedri Ajdari, familjarë i të dënuarve të rastit “Monstra”.
Rexhail Qerimi ishte akuzuar me burgim të përjetshëm, bashkë me Agim Islamin për rastin Alfa të ndodhur më 26 nëntor të vitit 2008 afër fakultetit matematiko natyror në Shkup. Asaj kohe gjatë patrullimit një policndërroi jetë ndërkaq kolegu I tij mbeti I plagosur.
Kërkimi i drejtësisë për ndërrimin jetë të Rexhail Qerimit, nuk pritet të përfundojë me këtë protestë. Të afërmit e të ndjerit thonë se drejtësinë do ta kërkojnë edhe në instance ndërkombëtare.
MERALE ISMAILI
