Sindikalistët bllokuan rrugët, paga minimale të jetë 18 mijë denarë, ose grevë
Lidhja e Sindikatave bllokoi rrugën para organizatës së pundhënësve...

Lidhja e Sindikatave bllokoi rrugën para organizatës së pundhënësve dhe Odës Ekonomike në shenjë pakënaqësie ndaj propozimit të pundhënësve për pagën minimale.
Për LSM-në propozimi nuk pranohet sepse sipas llogarive paga minimale do të rritje për 16.164 denarë, ndërsa Sindikata kërkon paga minimale të jetë 18 mij denarë. Sipas tyre nëse nuk pranohet kërkesat në këshillin ekonomik social do të organizohet grevë gjenarale, bllokim të fabrikave dhe rrugëve.
“Pundhënës të nderuar dhe pronarë vetëdijsohuni përderisa keni kohë, këtu vetëm po dërgojmë mesazhin si trupat më ët lartë të lsm SË për grevë nëse kërkesa jonë në orën 16 nuk pranohet. Prap po përsëris, kjo është paga minimale prej 18 mijë denarë, zmadhim i të gjithë pagave tjera si dhe regres për të gjithë të punësuarit në sektorin publik” – tha Kryetari i LSM-së, Darko Dimovski.
“Ne të drejat dhe kërkesat tona do ti shprehim në sheshe, rrugë, trotoare, sot është fillimi dhe besoj se nëse sot nuk mirremi vesh në periudhën q vjen do të dalim masovikisht në grevë me të gjithë antarësinë që kemi” – u shpreh Igor Gerasov nga Sindikata e xehtarisë, energjetikës.
“Të mos ndalojmë deri në momentin kur të fitojmë të drejtën tonë të jetojmë normal dhe të mos ikin fëmijët tanë jashtë vendit të mos shpërngulen” – deklaroi Sekretari i Keshillit të LSM-së, Zllatko Cvetkovski.
Sindikalistët do të takohen edhe me pëfaqësues të Qeverisë dhe pundhënësit e këshillit socio ekonomik.
Ata janë kategorik se do të ketë grevë nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre për pagë minimale prej 18 mijë denarësh, sepse sipas tyre paga minimale bazohet në ligj dhe marrëveshjet kolektive. (Flutura Latifi, TVM2)
