Maqedoni

Shkup, shënohet 150 vjetori i lindjes së Goce Dellçevit

04.02.2022 16:41

Me manifestime dhe aktivitete të ndryshme, në vend shënohet 150 vjetori i lindjes së Goce Dellçev....

Me manifestime  dhe aktivitete të ndryshme, në vend shënohet 150 vjetori i lindjes së Goce Dellçev. Në manifestim morën pjesë delegacioni qeveritar i Maqedonisë së Veriut dhe delegacioni bullgar. I udhpëhequr nga shefica e diplomacisë bullgare Teodora Gençovska. 
 
Solemniteti filloi me vendosjen e luleve në varrin e revolucionarit Goce Dellcev, para monumentit  të tij në Parkun e qyteti në Shkup dhe  në monumentin në sheshin “Maqedonia” në kryeqendër. Manifestimi u realizua nënsigurinë policore  të cilët mbanin në kontroll grupin protestues cili me fishkëllima dhe brohoritje priti delegacionet e dy shteteve. 
 
Për shefin e shtetit Pendarovski, ky manifestim nuk duhet politizuar, apo  parë nën prizmin e mendimi të komssionit të historisë, sepse takimet e tilla sipas tij, janë mbajtur edhe para aktualizimit të problemeve me Bullgarinë. 
 
“Ata bisedojnë në komision gati një vit e gjysëm për Goce Dellcevin për pranim të përbashkët të një formule dhe deri tani nuk është gjetur formulë, por megjtihatë nuk shoh ndonjë problem të pejsëmarrjes, as politikanët  të prejudikojnë zgjidhje tek komisioni i historisë dhe poashtu nuk mund të trajojtohet si ndonjë mënyrë, si presion për të gjetur sa më shpejt  zgidhje të përbashkët.”, tha Stevo Pendarovski, kryetar i shtetit.
 
Nuk është kundër manifestimit edhe kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski, por vetëm me kushtin që ai të emërohet si hero maqedonas. Me këtë rast ai kërkon nga Bullgaria reciprocitet për maqedonasit që jetojnë në shtetin fqinjë.
 
“Nuk janë të gatshëm për reiprocitet, për pjesën e rëndësishme të maqedonasve që jetojnë në  fqiun tonë lindor. Nuk janë të gatshëm ta tërheqin edhe fusnotën, fusnotën ofenduese për gjuhën maqedonase, që është e kodifikuar dhe ndryshe nga gjuha bullgare Thelbi është  të mundohen dhe ta keqpërdorin pozitën që janë në BE, të na bëjnë të pranojmë se nga perandoria bullgare e  deri në vititn 1945 kemi histori të njëtë  dhe se kemi qenë një popull. Këtë nuk do ta pranojmë asnjëherë.”, tha Hristijan Mockovski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.
 
Kryeeminsitri Dimitar Kovaçevski nëpërmjet një postimi në facebook ka shprehur respekt dhe lavdi për veprën e siç thekson ai frymëzuesit dhe udhëheqësit të organizatës revolucionare maqedonase.
 
“Si frymëzues dhe udhëheqës i organizatës revolucionare maqedonase, Goce Dellçev, gjithmonë ftonte në unitet dhe bashkim të të gjithë qytetarëve, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare, etnike apo politike në sfidat politike para së cilave ishte çështja për krijimin e shtetit të pavarur”, thekson Kovaçevski. 
 
Qeveria manifestimin e përbashkët e quan përpjekje  për intensifikimin dhe thellësimin e bashkëpunimit  mes dy shteteve si dhe mundësi për të përforcuar besimin dypalësh.
 
NERMIN MULAKI