Botë

Pandemia, disa vende zbusin masat anti Kovid

04.02.2022 17:16

Greqia nga e hëna shfuqizon masën e vendosur më 19 dhjetor 2021 për PCR test të detyrueshëm për hyrjen në vend...

Greqia nga e hëna shfuqizon masën e vendosur më 19 dhjetor 2021 për PCR test të detyrueshëm për hyrjen në vend si për pasagjerët e vaksinuar ashtu edhe për të pavaksinuar, masë kjo që vlen edhe për qytetarët e RMV-së. 
 
Edhe Suedia do të heqë pothuajse të gjitha masat kundër Covid më 9 shkurt me çka do të largohen kufizimet për baret dhe restorantet; kufiri për numrin e pjesëmarrësve në evente; çertifikata e vaksinimit dhe rekomandimi për mbajtjen e maskave në transportin publik. 
 
Rusia dhe Ukraina raportuan një numër rekord të infektimeve të reja me Covid-19, që besohet se janë për shkak të llojit shumë ngjitës Omicron. Në 24 orët e fundit në Rusi raportohet për 168,201 raste të reja dhe  682 fatalitete. Ministria e Shëndetësisë ukrainase regjistroi një nivel rekord ditor, për të dytën ditë radhazi me 43,778 infeksione të reja gjatë 24 orëshit. 174 persona raportohen të vdekur që numrin e përgjithshëm e çon në 100,983 vdekje. 
 
India me afro 1.4 miliardë banorë me shifrat e fundit gjatë 24 orëve numri I viktimave kalon shifrën prej 500 000 personave që nga fillimi I pandemisë ndërsa janë evidentuar 41.9 milion infeksione. 
 
LEONORA KALIQI