Botë
Qeveria e Kosovës, miratohen masat lehtësuese për kalimin e kufirit
04.02.2022 18:12
Pas rekomandimit nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë Qeveria e Kosovës, ka miratuar masat lehtësuese...

Pas rekomandimit nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë Qeveria e Kosovës, ka miratuar masat lehtësuese, që pëfshijnë edhe lejimin e hyrjes në kufi me dy doza të vaksinës ose me test PCR.
Kryemisnitri I Kosovës Albin Kurti, ka sqaruar se masat kufizuese ishin vendosur me rekomandim të ekspertëve shëndetësorë dhe pritet që efektet e tyre të shihen pas një jave.
“Të dhënat e IKSHPK-së kanë filluar gjashtë ditë prej marrjes së masave, ku një rënie është duke u thelluar nga dita në ditë. Efekti i masave fillon të reflektojë rreth një javë pas marrjes së tyre. Qytetarët u janë përgjigjur thirrjes sonë për t’u vaksinuar, ku deri më tani janë administruar mbi 40 mijë doza të vaksinës. Kosova po fillon ta kalojë dukshëm më lehtë këtë variant, ndryshe nga vendet tjera. Spitalizimet janë 16 për qind apo 5 herë më të vogla sesa valëve tjera.”, ka thënë Kurti.
