Mediaset shpall 11-shen e vitit
Gjigandi i medias italiane Mediaset, shpalli 11-shen më të mirë të vitit si dhe trajnerin që ka bërë më mirë punën gjatë gjithë 2014-s....

Skema e përzgjedhur nga gazetarët e Sport Mediaset është 4-3-3 dhe në portë nuk mund të ishte askush tjetër përveç Manuel Neuer.
Në pozicionin e mbrojtësit të djathtë është përzgjedhur ish kapiteni i kombëtares së pancerave Philipp Lahm, ndërsa në qëndër të repartit të tërhequr janë vendosur dyshja Diego Godin dhe Javier Mascherano.
Në krahun e majtë të mbrojtjes, grupi televiziv italian ka vendosur David Alaban e Bayernit të Mynihut, ndërsa mesfusha dirigjohet nga Toni Kroos. Përkrah tij qëndrojnë dy lojtarë të tjerë që spikatën jo pak në Kupën e Botës por edhe me klubet, siç janë James Rodrigues dhe Angel Di Maria.
Në tredhëmbëshin sulmues të Mediaset, nuk kanë mundur të mungojnë dy futbollistët më të mirë të Botës, portugezi Cristiano Ronaldo dhe argjentinasi Lionel Messi, ndërsa përkrah tyre ka qëndruar edhe holandezi Arjen Robben, i cili zhvilloi një Botëror pozitiv me kombëtaren portokalli.
Trofetë më të rëndësishëm në 2014-n u fituan nga Joachim Loë dhe Carlo Ancelotti, por rrjeti televiz italian ka zgjedhur një tjetër si trajnerin më të mirë të vitit. Bëhet fjalë për Diego Simeonen që fitoi La Ligan dhe arriti deri në finalen e Championsit me një klub mesatar si Atletico e Madridit.
