Botë

Një vdekje dhe mbi 1,800 raste me COVID-19 në Kosovë

04.02.2022 18:44

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar të premten më 4 shkurt...

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar të premten më 4 shkurt, se gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar një rast i vdekjes, si dhe 1,853 raste të reja me koronavirus.
 
Këto raste pozitive kanë rezultuar pas testimit të 9,253 mostrave.
 
Shkalla e pozitivitetit nga mostrat e marra është 20 për qind.
 
Aktivë me COVID-19 në Kosovë janë 31,084 qytetarë.
 
Ndërsa në 24 orët e fundit janë shëruar gjithsej 1,639 persona.
 
Me dy doza janë vaksinuar deri më tani 807,383, ndërsa janë imunizuar me dozën tretë 86,437 qytetarë./Top Channel