Maqedoni
MPB kontrollohen 391 automjete, 20 vepra penale
05.02.2022 13:54
Ministria e Brendshme ka vazhduar me intensifikimin e kontrolleve në trafik...

Për përmirësimin e sigurisë publike, veçanërisht te nxënësit në shkolla dhe transportin publik, si dhe respektimin dhe zbatimin konsekuent të ligjeve, zyrtarët policorë kanë kryer një kontroll në të gjithë territorin e vendit.
Me këtë janë kontrolluar 391 automjete që kryejnë transport publik të fëmijëve drejt shkollave në 108 lokacione, ku janë konstatuar 20 vepra penale për kryerjen e transportit publik pa dokumentacion të rregullt, si dhe 53 kundërvajtje.
11 automjete janë përjashtuar nga qarkullimi për shkak të mosfunksionimeve teknike dhe mospërputhjeve të tjera. Ndërkohë vetëm Pas dokumentimit të rasteve, kundër të gjithë personave përgjegjës që kanë kryer ndonjë kundërvajtje apo vepër penale, do të bëhet një kallëzim përkatës penal.
Apelohet tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.
