Shkëndija ndërpret bashkëpunimin me Kavdanskin
Mbrojtësi bullgar dhe drejtuesit e klubit kanë arritur marrëveshje të dyanshme për ndërprerjen e bashkëpunimit....

Martin Kavdanski nuk është më pjesë e Shkëndijës. Mbrojtësi bullgar dhe drejtuesit e klubit kanë arritur marrëveshje të dyanshme për ndërprerjen e bashkëpunimit. Kavdanski është shprehur i pakënaqur me hapsirat e pakta që kishte për të luajtur, ndërsa edhe Shkëndija nuk ka fshehur faktin se është pritur më shumë nga mbrojtësi bullgar.
Në kushte të këtilla, ndarja ka qenë zgjidhja më e mirë për të dyja palët dhe kompromisi është arritur bashkarisht. Kavdanski erdhi në skuadër në merkaton verore, ndërsa është futbollisti i tretë që largohet këtë dimër, pasi paraprakisht u ndërprenë kontratat me Jani Urdinovin dhe Elvir Nurishin.
Me këtë rast KF Shkëndija falenderon Martin Kavdanskin për kontributin e dhënë në kohën që mbante fanellën ‘kuqezi’, duke i dëshiruar shëndet dhe suksese në vazhdim të karrierës. (kfshkëndija.com)
