Maqedoni

Paga minimale, LSDM dhe VMRO-DPMNE me akuza të ndërsjella

05.02.2022 14:13

LSDM dhe VMRO-DPMNE deklarohen se do të mbështesin rritjen e pagës minimale...

LSDM dhe VMRO-DPMNE deklarohen se do të mbështesin rritjen e pagës minimale por janë përplasur me akuza dhe kundër-akuza në këtë drejtim. Nga VMRO-DPMNE  ka akuzuar LSDM-në për manipulim sepse sipas tyre po të rrisin pagën minimale ndërsa ata do ta mbështesin.
 
“Nëse LSDM me të vërtetë dëshiron të rrisë pagën minimale, atëherë ata mund ta bëjnë këtë, ata janë qeveria dhe ne do t'i mbështesim ashtu siç do të mbështesim rritjen e pagave në sektorin publik në mënyrë adekuate me koeficientin e peshës së vendeve të punës. Nuk është hera e parë që LSDM gënjen për të manipuluar dhe vjedhur sepse një pjesë e madhe e parave në vend janë vjedhur, ndoshta për këtë arsye nuk ka para në buxhet”, u shpreh Dimço Arsovski nga VMRO-DPMNE.
 
Por nga LSDM thonë se VMRO-DPMNE është kundër rritjes së pagës minimale. Sipas tyre ata gjithmonë janë angazhuar për rritjen e pagave të punëtorëve, sidomos të pagës pagën minimale.
 
“Derisa qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja po punon për të gjetur një zgjidhje për rritjen e pagës minimale në përputhje me të gjitha palët e interesuara, VMRO-DPMNE vazhdon të kundërshtojë rritjen e pagave. Kundërshtari më i zëshëm i rritjes së pagës minimale është Trajko Slavevski, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të VMRO-DPMNE-së dhe kryetar i Këshillit në Qytetin e Shkupit”, theksoi Daniela Nikolova nga LSDM.
 
Të premten sindikatat, punëdhënësit dhe Qeveria nuk ranë dakord për rritjen e pagës minimale. Nga qeveria njoftuan se do të shqyrtojnë propozimin e ri të Konfederatës së Biznesit për subvencionimin e rritjes së pagës minimale nga shteti, pas së cilës pritet që bisedimet të rifillojnë javën e ardhshme. 
 
NAIM RAMADANI