Maqedoni

Komisioni historik, Osmani: Për Goce Dellçevin ende po bisedohet, kërkojmë garancione për interesat tona

05.02.2022 15:49

Komisioni i përbashkët historik midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë...

Komisioni i përbashkët historik midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë nuk ka dakorduar qëndrimet për figurën historike të Goce Dellçevit, përkundër dakordimit për 5 figura historike.
 
Për të ende janë duke vijuar bisedimet për shkak të interpertimeve ndryshe, thotë ministri për punë të jashtme Bujar Osmani. Ai vlerëson pozitivisht shënimin e përbashkët të 150 vjetorit të lindjes së Goce Dellçevit.
 
“Konsideroj se gjestet e tilla politike mund vetëm të ndihmojnë këtë ambient, pasiqë dallimet jo gjithmonë duhet të shikohen si negative për marrëdhëniet midis dy shteteve, pasiqë fundja historia është e atillë që multiperspektivat janë të lejuara, ndonjëherë edhe e preferuar në interpretimin e ngjarjeve të ndryshme historike“, u shpreh ministri për punë të jashtme Bujar Osmani.
 
Osmani ftoi që politikanët të mos komentojnë çështje historike dhe anasjelltas. Duke mos dhënë afate ministri tha se bullgarët mund të inkorporohen në kushtetutë.
 
Ai shtoi se është I pamundur reciprociteti për pakicën maqedonase në Bullgari për shkak të modelit të kushtetutës bullgare, ku nuk pranohet asnjë pakicë dhe për shkak të deklaratës së vitit 1999 si dhe marrëveshjet në vitin 2017-të me Bullgarinë dhe Marrëveshjen e Prespës.
 
Osmani thotë se në bisedime nuk jemi të barabartë pasiqë bullgaria është anëtare e BE-së ndërkaq vendi vend kandidat, por sipas Osmanit duhet marrë garanci për çështjet në interes tonin.
 
“Përderisa nuk kemi garancione dhe nuk nis të zbatohen çështjet për ne të rëndësishme, nuk mund të kalojmë tek çështjet e rëndësishme për palën tjetër. Kuptohet që ky është proces i ndërsjellë. Nota ishte vendim për mbylljen e një çështje e cila nuk I përkiste kësaj pakoje dhe ishte pengesë dhe investim në një proces të cilin  konsiderojmë se mund të jetë pozitiv”, theksoi Osmani.
 
Javën që vjen dy ministritë e jashtme do të vazhdojnë bisedimet në nivel ekspertësh për pakon e çështjeve politike. Vendi në Sofje do të dërgojë diplomatin më me përvojë, por që Osmani nuk ia zbuloi emrin derisa nuk përmbyllen gjitha procedurat.
 
MERAL ISMAILI