Botë
ShBA përgatitet për luftë në Ukrainë, kërkon ndihmën e Japonisë për gaz në Evropë
05.02.2022 16:08
Pavarësisht se Moska mohon të ketë plane për të sulmuar Ukrainën...

Pavarësisht se Moska mohon të ketë plane për të sulmuar Ukrainën, Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mos e përjashtojnë mundësinë e një skenari të tillë.
Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Japonisë nëse mund të dërgojë një pjesë të gazit natyror të lëngshëm në Evropë nëse kriza e Ukrainës çon në një ndërprerje të furnizimeve.
Tokio u shpreh se do të shqyrtojë se si mund të ndihmojë. Japonia është importues kryesor i gazit natyror të lëngshëm, por së pari duhet të sigurohet për furnizime të mjaftueshme vendase përpara se të ofrojë ndihmë ndërkombëtare, tha ministri i Industrisë Koichi Hagiuda. Katër burime qeveritare konfirmuan kërkesën e SHBA-së, duke thënë se ajo erdhi në fillim të javës.
Situata në Ukrainë pati një ndikim të rëndësishëm në furnizimin e qëndrueshëm të energjisë në Japoni, kështu që Japonia do të monitorojë nga afër situatën, shtoi zyrtari. Rusia dhe Perëndimi kanë qenë në mosmarrëveshje për Ukrainën, duke nxitur frikën se furnizimet me energji në Evropë mund të ndërpriten.
Javën e kaluar, Shtetet e Bashkuara, prodhuesi më i madh në botë i gazit natyror, i kërkoi Katarit dhe prodhuesve të tjerë të mëdhenj të energjisë që të shqyrtonin nëse mund të furnizonin Evropën nëse Rusia do të shkurtonte furnizimet si rezultat i krizës në Ukrainë.
