Maqedoni

Bisedimet Shkup-Sofje, Bilalli: Impulse serioze për zgjidhjen e çështjes

05.02.2022 17:03

Fryma e re në bisedimet mes Shkupit me Sofjes pritet të sjell fryte konkrete krahasuar me përpjekjet...

Fryma e re në bisedimet mes Shkupit me Sofjes pritet të sjell fryte konkrete krahasuar me përpjekjet e deritanishme që nga nënshkrimi i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë. Profesori universitar Mersel Bilalli, duke iu referuar takimeve të dy kryeministrave dhe qeverive përkatëse, sheh impulse serioze për zgjidhjen e çështjes.     
 
“Ndryshimet që ndodhin brenda strukturës qeveritare edhe në Bullgari edhe këtu janë një inpuls pozitiv se diçka duhet të bëhet në drejtim që të kapen trendet serioze të bisedimeve dhe të zgjidhet problemi. Mendoj se që të dy kryeministrat pra çojnë mesazhe positive, krijohet përshtypja se kanë qëllim pozitiv që çështjen ta zgjidhin dhe sikur opinioni është i prirë që mos i poenton negativisht që në fillim. Është kjo një psikologji kolektive”, u shpreh profesori universitar Mersel Bilalli.
 
Bisedimet Shkup-Sofje, Bilalli: ShBA ka shtuar presionin për zgjidhje
 
Veç vullnetit të mirë politik mes dy vendeve, procesin e ndihmon edhe presioni i shtuar i faktorit ndërkombëtar.     
 
“Presioni tepër i madh, sidomos i SHBA-ve, që ndërlidhet me situatën në Ukrainë, jam i bindur se brenda muajve të ardhshëm do të kemi një zgjidhje, nëse jo të kompletuar, preliminare, për hapjen e bisedimeve me Unionin Evropian”, theksoi Bilalli.
 
Nga janari, qeveritë e dy vendeve kanë intensifikuar bashkëpunimin përmes grupeve të punës të bashkë-kryesuara në nivel ministrash. Në kuadër të seancës së përbashkët, në Sofje, u nënshruan tre memorandume, ai për liberalizimin e transportit të mallrave, memorandumi për zhvillim të lidhjes hekurudhore Shkup-Sofje si dhe memorandumi në fushën agrokulturës.
 
Procesin pritet ta ndihmojë edhe vizita e paralajmëruar e presidentit Stevo Pendarovski, që pritet të ndodh në fund të këtij muaji.           
 
SHPËTIM NUREDINI