NBA:Majami festoi derbin ndaj “kavaliersave”
Le Bron James pësoi një goditje të rëndë nga ish-skuadra e tij, Miami Heat....

Basketbollisti James me ekipin e tij, Cleveland Cavaliers pësuan humbje me 10 pikë dallim (101:91) nga Miami Heat, në ndeshje më interesante të Ligës NBA.
Vendasit ishin më të shkathët, duke iu falënderuar edhe lojës superiore të Wades me 31 pikë e Deng me 25. Miami shënoi fitore të madhe, ndërsa në anën tjetër James me shokët e tij u kthyen me buzëqeshje të ‘ngrirë’ nga Miami. James shënoi 30 pikë, i ndihmuar nga Irving me 25 por dot nuk iu ndihmuan. Rreth 20 mijë shikues ishin në palestrën e Miamit por u kënaqën me veprime të shpejta që treguan sidomos basketbollistët e Miamit.
Pol Gasol njesoj si Xhejms zhvilloi ndeshjen e pare perball ish te tijeve ku skudra e tij e re Cikago Bulls festoi ne ndeshjen ndaj Lejkersave me rezultatin 113:93. Spanjolli luajti nje ndeshje te shkelqyer me 23 pike e 13 kercime. Te skuadra e Bullsave kontribut per fitoren dhane Rouz me 20 kosha dhe Batler me 21. Te kalifornianet ne mungese te Kobi Brajantit u dallua Vesli Xhonson me 19 pike.
