Maqedoni
Pasojat post-covid, Lumani: Virusi dëmton të gjitha organet
05.02.2022 17:20
Pasojat post-covid mund të kenë përfundim fatal...

Virusi korona sulmon gati të gjitha sistemet dhe organet e njeriut. Në popull dihet që ky virus sulmon vetëm mushkërit por në të vërtetë i dëmton organet kardiovaskulare, organet e sistemit qëndror nervorë dhe atij periferik, por nuk e anashkalon as sitemin lokomotorë i cili përbëhet nga muskujt dhe eshtrat.
Ne mund ta kalojmë infeksionin por pasojat mund t'i bartim për shumë kohë, mbase edhe për gjithë jetën, thotë për TVM2 mjeku familjarë ,Sedat Lumani.
“Nëse para disa muajve e ka kalaur virusin, mund të thotë se ka humbur fuqinë dhe nuk i rikthehet aftësia fizike. Te shumica kemi kokëdhimbje ose ushtimë në veshë, te disa nuhatja kthehet shumë vonë dhe kjo zgjat me muaj ose kanë problem të sistemit kardio-vaskularë që për fat të keq nuk janë të rralla. Një ndezje ose atakim të muskulaturës së zemrës si "miokarditet, endo-karditi që mund të mbarojë edhe me pasoja fatale, kjo është si pasoj e virusit edhe pse ai”, u shpreh mjeku familjarë Sedat Lumani.
Doktor Lumani, thotë se pasojat e variantin Delta janë shumë më të rënda sesa të variantit Omicron të virusit korona.
“Te Delta paraqitet rënja e nivelit të hekurit ne gjak dhe hipja e sheqerit, leukocitet bien dukshëm në një numër ndër normale, me një crregullim të sistemit metabolik sic është mëlcia ku transaminazat hipin shumë. Te varianti Omikron këto parametra mund te jenë thuaja se krejt normale, as limfocitet nuk i kemi nalt, neutrofilet janë në kufi të normales. Por klinika dhe simptomet janë të ngjajshme por crregullime laboratorike nuk ka te variant Omicron”, theksoi Lumani.
Mjeku Lumani rekomandon respektim të masave dhe imunizim të popullatës, që të dalim sa më shpejt nga pandemia.
FARIJE DAUTI BAKIU
