Maqedoni
Pandemia covid - 19, rritet numri i të ndjerëve ulje i të vaksinuarve
05.02.2022 17:37
Numri i të ndjerëve nga KOVID – 19 nuk po ulet, ndërkaq pikat e vaksinimit janë thuajse të zbrazëta...

Numri i të ndjerëve nga KOVID – 19 nuk po ulet, ndërkaq pikat e vaksinimit janë thuajse të zbrazëta. Mjekët thonë se gjatë një dite, dhjetë deri në njëzet pacientë vijnë të marrin dozën e parë.
“Ky trend vijoi javën e kaluar. 90% e pacientëve janë për dozën e tretë dhe ato në përgjithësi janë gjatë ditëve të punës. Atëherë rreth 150 deri në 200 pacientë janë për dozën e tretë, ndërkaq për dozën e parë numri lëviz nga dhjetë deri në njëzet, brenda ditës”, shprehet mjekja Mlladenovska.
Sipas mjekes Mlladenovska pjesa më e madhe e qytetarëve që kanë pasur dëshirë të imunizohen veçmë e kanë bërë këtë, posaçërisht kur është shkurtuar periudha e vaksinimit nga gjashtë në tre muaj.
“Pjesa më e madhe e qytetarëve të moshës madhore janë vaksinuar me vaksinat Astra Zeneka, Fajzer dhe vaksinat kineze. Në përgjithësi pjesa më e madhe u vaksinuan, ndërkaq të rinjtë, ka edhe prej atyre që kanë ardhur për dozën e tretë. Tani pjesa e mbetur është përzgjedhje personale”, thekson Mlladenovska.
Edhe përkundër apeleve për vaksnimin, interesimi po shënon rrënie të vazhdueshme. Statistikat e fundit flasin se në 24 orët e fundit numri I të ndjerëve është më I larti deri më tani, 39, 7 prej tyre kanë qenë të vaksinuar.
MERAL ISMAILI
