Maqedoni

VMRO-DPMNE, kundërshton restrikcionet për ndriçimin publik në Kërçovë

05.02.2022 17:54

VMRO-DPMNE në Kërçovë, e ka kundërshtuar vendimin e komunës së Kërçovës...

VMRO-DPMNE në Kërçovë, e ka kundërshtuar vendimin e komunës së Kërçovës që u miratua ditë më parë me mbështetjen e përfaqsuesve të Bashkësive Vendore, për restrikcionet në ndriçimin publik.
 
Kryetari i kësaj partie Llaze Jaqimoski tha se me preteksin e krizës energjetike, kreu i komunës Fatmir Dehari në shekullin e 21, i solli Kërçovës errësirën dhe rrezikun e sulmeve të qenëve endacak.
 
“Ne të gjithë e dijmë se ndërprerja e ndriçimit publik nuk është për arsye të krizës energjetike, por për arsye të qeverisjes tuaj jo të mirë. Qytetarët në mënyrë të rregull paguajnë nga 184 denarë për një shërbim që ato ato nuk e marrin. Një vendim i këtillë duhej që të kalonte në këshillin komunal të Kërçovës, por kjo nuk ndodhi, sepse sipas informacioneve tona, paratë e paguara të qytetarëve për ndriçimin publik në komunën e Kërçovës, nuk janë destinuar aty ku duhet, ndërkohë që komuna ka një faturë të pa paguar të energjisë elektrike prej 9 milion denarësh”, u shpreh Llaze Jakimovski nga VMRO – DPMNE.
 
VMRO-DPMNE i apelon kryetarit të komunës që të dalë para qytatarëve dhe të japë sqarime për errësirën e krijuar si dhe të tregojë si u krijuan borxhet e mëdha të energjisë elektrike, që dyshohet të jetë edhe shkaku kryesor për ndërprerjen e ndriçimit publik, u tha në pres konferencën e VMRO-DPMNE-së në Kërçovë.
 
SHABAN DALIPI