Maqedoni

Boçvarski: Fluturimi i parë nga Sofja më 11 shkurt

05.02.2022 18:27

Në fluturimin e parë që do të realizohet më 11 të këtij muaji në linjën Sofje-Shkup...

Në fluturimin e parë që do të realizohet më 11 të këtij muaji në linjën Sofje-Shkup do të jenë pasagjerë delegacioni i ministrave të linjës për transport dhe operatorët turistik nga Maqedonia dhe Bullgaria. 
 
Kompania “Gulliver” është e interesuar për realizimin e fluturimit dhe në këtë linjë pritet të ketë fluturime të rregullta gjatë muajit të ardhshëm, informoi ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski.
 
Sipas tij pritet një zhvillim i ekonomisë dhe turizmit.  I pyetur se kur do të funksionojë linja e rregullt ajrore, Boçvarski tha se ka mundësi që nga muaji i ardhshëm, duke treguar se në takimin e 11 shkurtit do të shqyrtohen propozimet për funksionimin e linjës ajrore.
 
Edhe homologu i tij bullgar Nikola Sabev gjithashtu njoftoi dje se fluturimi i parë nga Sofja në Shkup do të jetë më 11 shkurt dhe se fluturimet e rregullta do të fillojnë në mars dhe se operatorët turistikë nga Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut duhet të bien dakord për paketat turistike me rritjen e turistëve nga të dy vendet.