Botë
Situata në Ukrainë, Rusia transferon aeroplanë ushtarak në Bjellorusi në prag të manovrave ushtarake
05.02.2022 19:01
Rusia ka transferuar një numër të panjohur avionësh luftarakë në Bjellorusi...

Rusia ka transferuar një numër të panjohur avionësh luftarakë në Bjellorusi, vetëm disa ditë përpara manovrave të planifikuara ushtarake në vendin, i cili kufizohet me Ukrainën.
Avionët u dërguan 7000 kilometra nga bregu i detit të Japonisë në aeroportet ushtarake në rajonin e Brest-it të Bjellorusisë perëndimore, njoftoi sot Ministria ruse e Mbrojtjes, pa dhënë një numër të saktë.
Moska planifikon të mbajë manovra ushtarake në Bjellorusi, një aleat i ngushtë, nga 10 deri më 20 shkurt. Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu ka thënë se stërvitjet në Bjellorusi do të përfshijnë më pak se 13,000 trupa ruse, 300 tanke, 500 automjete të blinduara dhe 3,500 parashutistë.
Aleatët perëndimorë kanë frikë se Rusia mund të jetë duke planifikuar një pushtim të territorit ukrainas. Kremlini e mohon këtë dhe nga ana e tij akuzon NATO-n për nxitjen e tensioneve në rajon.
