“Makstil” fillon me punë në janar
Më 12 janar të vitit të ardhshëm, fillon me punë shkritorja e ngrohtores “Makstil” në Shkup, e cila deri atëherë do të ketë vendosur edhe filtrat ekologjik në oxhaqet e kompanisë....

Nga kjo kompani informojnë se janë në fazën përfundimtare të realizimit të këtij projekti, i cili është sipas të gjitha standardeve ekologjike ndërkombëtare.
Në fjalimin e tij të fundvitit, kryetari i Këshillit të Drejtorëve, Minço Jordanov, tha se këtë vit do ta rrumbullakosin me 5.2 milion euro humbje, për shkak të mospunimit të repartin të shkritores së “Makstilit”.

“Për shkak të krizës, ne kërkuam që të shtyhet vetëm për një vit apo dy, por ja tash do ta bëjmë, por ajo nuk ishte arsyeja që të ketë të themi një kampanjë aq të ndyrë kundër nesh, për shkak se u thanë shumë gjëra që janë shumë larg nga e vërteta, por ajo do të shihet kur do ta lëshojmë sistemin e ri”- deklaroi kryetari i Këshillit të Drejtorëve, Minço Jordanov.
Ndërkohë, kriza globale si dhe gjendja në Ukrainë ka ndikuar dukshëm edhe në industrinë e metalit në vendin tonë. Dëshmi për këtë është fakti që një numër i madh i kompanive metalurgjike e kanë ndërprerë prodhimtarinë e tyre.
Kompania “Makstil” vlerëson se prodhimi i tyre gjatë vitit 2015 do të jetë i ngjashëm me atë të 2014-tës, ku pritet prodhimtaria e tyre të arrijë në 200.000 ton. (Ersan Pajaziti, TVM2)
