Maqedoni
Covid 19: 10 fatalitete, 1.500 raste të reja në 24 orë
05.02.2022 18:44
Nga 5.693 testime të bëra në 24 orët e fundit në vend...

Nga 5.693 testime të bëra në 24 orët e fundit në vend, rezultuan 1.500 raste të reja, 195 prej tyre ri-infektime.
Më shumë se gjysma, apo 775 janë në Shkup, qytetet e tjera kanë më pak se 100 raste.
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 10 persona të vdekur.
Në statistikën e fataliteteve u shtuan edhe 6 persona me diagnozë KOVID-19 nga Termini im, që realisht kanë humbur jetën nga 13 janar deri më 3 shkurt.
Nga numri i përgjithshëm i vdekjeve, 3 persona ishin të vaksinuar plotësisht, ndërsa tek 16 janë regjistruar kormobiditete.
Të shëruarit në këto 24 orë janë 522. Në vend ka aktualisht 13.726 raste aktive.
