Maqedoni
Inspektori për mbrojtjen e kafshëve, në festën ku keqtrajtohet një qengj
06.02.2022 13:07
Shoqata për Mbrojtjen e Kafshëve “Anima Mundi” në rrjetet sociale ka publikuar një video...

Shoqata për Mbrojtjen e Kafshëve “Anima Mundi” në rrjetet sociale ka publikuar një video ku shihen disa meshkuj duke festuar mbi një qengj të gjallë të lidhur mbi një tavolinë.
Nga “Anima Mundi” thonë se në festë është i pranishëm edhe një inspektor nga Berova, i cili është i punësuar në Njësinë rajonale të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në Berovë, në repartin për mbrojtjen e mirëqenies së kafshëve.
“Në cilën shoqëri normale një inspektor për mbrojtje të kafshëve bëhet bashkëpunëtor në ngacmimin e tyre, duke shkaktuar stres, vuajtje të panevojshme? Kërkojmë që menjëherë të inicohet një procedurë disiplinore nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ndaj inspektorit nga Berova dhe të largohet përgjithmonë nga kryerja e detyrës zyrtare në këtë institucion”, thonë nga “Anima Mundi”.
Nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë kanë dënuar veprën e inspektorit, ndërkaq thonë se i njëjti është ftuar për bisedë dhe se kundër tij do të merren masat e nevojshme.
