Maqedoni

MPB, 145 shoferë të dehur gjobiten brenda natës

06.02.2022 13:26

Gjatë natës së mbrëmshme në periudhën nga ora 20.00 deri në ora 02.00 është kryer kontroll...

Gjatë natës së mbrëmshme në periudhën nga ora 20.00 deri në ora 02.00 është kryer kontroll i intensifikuar i aksionit për sanksionimin e drejtuesve të mjeteve të cilët drejtojnë automjetin nën ndikimin e alkoolit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
 
145 vozitës në gjendje të dehur. u sanksionuan, prej tyre, 33 në territorin e SPB Shkup, 29 në territorin e SPB Manastir, 16 në territorin e SPB Shtip dhe SPB Strumicë. Gjatë kontrollit aksionar janë zbuluar edhe 200 lloje të tjera të shkeljeve.
 
Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelohet tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të kontribuojmë së bashku për rrugë më të sigurta.