Maqedoni

Fat apo mashtrim i qytetarit!? Lojrat, reklamat në platformat sociale

06.02.2022 14:05

Sa është e lehtë të prodhosh një person të rremë...

Sa është e lehtë të prodhosh një person të rremë, ose mashtrues që  mund të hakojë një profil ekzistues për të mashtruar “miqtë”përmes platformave të ndryshme sociale. Kjo është një pyetje e cila ka dominuar javët e kaluara sidomos pas lajmeve të shumta për platformën Big Komerc. 
 
"Fenomemi big-comerc, platformë që shkaktoi jehonë të madhe në shoqërinë tonë. A po tenton shoqëria jonë që në situata të krizës financiare të pasurohet për shkurt kohë?"
 
Skemat e tilla si zakonisht janë mashtrim dhe në vend të pasurimit, vetëm zbrazin  xhepin e qytetarëve. Të anketuarit nga TVM2 theksojnë se kanë dëgjuar për këtë skemë piramidale dhe shprehin keqardhje që një numër i madh i qytetarëve janë mashtruar.
 
“Po mashtrim normal, nëse jne populli naivë, mashtrohen me bo pare shpjet, e te gatshme. Ska pare pa djersë. Së pari s’ka as adresë e as zyre”, shprehet qytetari.
 
“Po kam dëgju, piramidë është, është kry ai muhabet”, thekson qytetari.
 
“Në Shqipëri ka qenë para 25 viteve kjo, tash ka ndodh te ne”, u shpreh qytetari.
 
“Unë nuk ju besoj atyre, janë skema piramidale, të cilat nuk janë të sigurta”, thekson qytetari.
 
Sipas sociologut Ali Pajaziti fenomeni i platformave online ka okupuar mendërisht shoqërinë. Këto skema mashtruese ndikimin më të madh e kanë tek te rinjtë, shprehet Pajaziti, duke theksuar se ata lënë mësimin dhe tentojnë të pasurohen pa dhënë mund. 
 
"Kjo i bën shumë te rinj që ti shmangin dhe të largohen nga obligimet, detyrimet e jetës. I bën të rinjtë që duhet të mësojnë, që janë nxënës dhe janë student që ti braktisin librat dhe të merren me këto aplikacione fantome ku nuk dihet se kush është objekti e kush subjekti, kush jep e kush merr", shprehet sociologu Ali Pajaziti.
 
Pajaziti apelon që shoqëria ti kthehet punës dhe studimeve pasi vetëm ato janë  produktive dhe afatgjate.Për shifra alarmante të mashtrimit nëpërmjet rrjeteve sociale për vitin që lame pas kanë shkruajtur shumë raporte botërore.
 
Sipas Raportit të Komisionit Federal të Tregëtisë, një ndër mashtrimet kanë qenë edhe reklamat, ku numri më i madh i njerëzve thonë se ishin mashtruar duke u përpjekur të blinin diçka që shihnin të tregtuar në mediat sociale.
 
Në vitin 2021, 45 për qind e raportimeve të parave të humbura nga mashtrimet e mediave sociale ishin për blerjet në internet. Në 70 për qind të këtyre raporteve, njerëzit thonë se bënin një porosi, zakonisht pasi kishin parë një reklamë, por nuk e morën kurrë mallin.
 
Raporti më i ri i Komisionit Federal të tregëtisë thotë se më shumë se 95,000 njerëz kanë raportuar për rreth 770 milionë dollarë humbje nga mashtrimet e bëra në platformat e mediave sociale në vitin 2021.
 
BELINDA KOKA ADEMI