Maqedoni

Ndërtimi i kampusit të UNT-së, MASh: Janë paraparë mjete për fillimin e punimeve

06.02.2022 14:24

Për gjashtë vite studentët e UNT-së, së vijojnë ligjeratat në dy objekte të ndryshme...

Për gjashtë vite studentët e UNT-së, së vijojnë ligjeratat në dy objekte të ndryshme në mungesë të kampusit universitar proekt i cili ka vite që është paralajmëruar por ende nuk kanë filluar punimet për ndërtimin e tij. Këtij prolongimi i ka ardhur fundi,  ministry I arsimit paralajmëron se mjete për fillimin e punimeve tas më janë siguruar. 
 
“Së shpejti do të fillojë, janë mjetet e parapara për 2022 tën besoj se gjatë muajit prill dhe maj do të kemi veprime konkrete në  Universitetin Nënë Tereza”, u shpreh ministri i arsimit Jeton Shaqiri. 
 
Ndërtimi i kampusit të UNT-së, Pollozhani: Të mos ketë vonesa të paarsyeshme
 
Që UNT është në fund të procedurave për marrjen e lejes  e konfirmon edhe vetë rektori i këtij universiteti Aziz Pollozhani. Ai  potencon se ndërtimi  i kampusit Universitar është planifikuar  të bëhet  te kazerma ushtarake.
 
Deri në në ndërtimin e kampusit, planifikohet gjithashtu që për studentët e shkencave teknike të bëhet  adaptim i një objekti shtesë. Pollozhani kërkon që struktura e re qeveritare të përshpejtojë procedurat, dhe me këtë të shmangen vonesat administrative , të cilat kanë qenë të shpeshta deri më tani.  
 
“Ne jemi të gatshëm që nëse nuk vonohet më leja e adaptimit për këtë objekt  të filloj menjëherë procedura  që do të zgjasë një muaj dhe mandej në mars, prill ose maj  kur të kalohet unë nuk mundem të them me datë të saktë,  pres që semestrin e ardhshëm dimëror prej 1 shtatori një pjesë  të  madhe të  studentëve ti gjej atje dhe për këtë  jam optimist  dhe shpresoj se struktura e re qeveriatre  do të ketë  përkujdesje më të  përqëndruar për këtë  çështje sepse vonesat e deritanishme ishin objektive por një pjesë  edhe subjektive dhe më së paku shpresoj që nuk do të kemi vonesa plotësuese”, theksoi rektori i UNT- së, Aziz Pollozhani.  
 
Sipas Pollozhanit ,për adaptimin e objektit fillestar janë ndarë 2 milion euro, ndërsa  vendi i paraparë për ndërtimin e kampusit  univeristar do të ketë sipërfaqe prej pesë hektarësh. 
 
FLUTURA LATIFI TOPOJANI