Maqedoni
Gjorgiev: Shprehja “histori e përbashkët” për bulgarët historinë e një populli deri në vitin 1944
06.02.2022 14:43
Dallimet për historinë dhe çështjet e identitetit janë ngrçi që po ngec rezultatet...

Dallimet për historinë dhe çështjet e identitetit janë ngrçi që po ngec rezultatet e njërit nga pesë grupet që dy qeveritë kanë formuar me qëllim heqjen e vetos bullgare për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit evropian të Maqedonisë së Veriut.
Me shprehjen “histori e përbashkët” Sofja nënkupton historinë e një kombi nga shekulli i IX-të deri në vitin 1944 thotë bashkëkryetari i komisionit për çështje historike, Dragi Gjorgiev për “Radion Evropa e Lirë”.
“Ata nënkuptojnë se bëhet fjalë për historinë e një kombi, gjegjësisht të popullit bullgar që filloi në mesin e shekullit të nëntë kur perandoria e parë mesjetare bullgare pushtoi territorin e Maqedonisë. Sipas tyre, atëherë ka një homogjenizim të përhershëm etnik midis popullatës protobullgare të ardhur nga lindja dhe popullatës sllave që jeton në këtë zonë, krijohet populli bullgar dhe prej atë kohë deri në vitin 1944, është historia e vetëm një populli, domethënë populli bullgar”, u shpreh bashkëkryetari i komisionit për çështje historike Dragi Gjorgiev.
Ai thotë se gjërat janë acaruar pasi dy vendet kishin miratuar rezoluta në parlamentet e tyre që njihen si “vijat e kuqe”. Kjo, thotë Gjeorgiev, ka bërë që komisioni të ngec në punën e tij. Nëse nuk krijohet një ambijent i përshtatshëm nuk mund të priten rezultate thotë Gjorgiev.
“Ato deklarata, për fat të keq, ndikojnë në punën e komisionit, nuk mund të mos ndikojnë tek ne, sepse ne punojmë në një kontekst politik. Dhe nëse politikanët nuk na lënë hapësirë, në Ballkan, për fat të keq, duhet krijuar një klimë politike që historiografia të funksionojë fare lirshëm. Nëse kjo nuk krijohet atëherë nuk do të ketë rezultate në komisionin dhe historiografinë në përgjithësi”, theksoi Gjorgiev.
Gjorgiev thotë se deri tani thuajse nuk është arritur asgjë përveç marrëveshjes për kremtimin e përbashkët të disa personaliteteve historike, për të cilët të dyja vendet pretendojnë prejardhjen e tyre etnike, siç është edhe Goce Dellçevi.
I pyetur për çështjet që shkaktojnë polemika, përfshirë pushtuesin fashist, Gjorgiev thotë se mund të përdoren termat pushtim, madje edhe aneksim, por jo termi pushtim fashist bullgar, sepse Bullgaria sipas tij nuk ishte vend fashist.
NAIM RAMADANI
