Maqedoni

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, qeveria të qëndrojë pranë punëtorëve; Kovaçevski: Paga minimale do të rritet

06.02.2022 15:40

Kryeministri Dimitar Kovaçevski është shprehur optimist se në fillim të javës...

Kryeministri Dimitar Kovaçevski është shprehur optimist se në fillim të javës do të ketë një vendim për rritjen pagës minimale.
 
Nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook ai shkruan se dialogu i hapur social me të gjitha palët, është ai që do të na çojë në zgjidhjen më të përshtatshme që është në interes të punëtorëve.
 
“Qeveria është në anën e punëtorëve, rritja e pagës minimale do të plotësohet. Dialogu i hapur social me të gjitha palët është ajo që do të na çojë në zgjidhjen më të përshtatshme që është në interes të punëtorëve”. Pres që nesër të kemi një vendim për rritjen e pagës minimale. Siç kam premtuar, ne do t’i zgjidhim efektivisht të gjitha çështjet në interes të qytetarëve dhe do t’i përmbushim premtimet. Ky është parimi dhe fryma në të cilën do të zgjidhen të gjitha çështjet që kanë për qëllim ngritjen e standardit jetësor të qytetarëve”, shkruan Kovaçevski.
 
  Në mbledhjen e dytë të mbajtur të premten në Qeveri nuk u arrit marrëveshje për pagën minimale pasi sindikatat mbetën në kërkesën që ajo të arrijë në 18.000 denarë dhe rritje graduale të të gjitha pagave tjera, ndërsa disa punëdhënës propozuan subvencionimin e rritjes së pagës minimale.
 
Bisedimet, sipas njoftimeve, duhet të vazhdojnë pasi nesër në seancën e Këshillit Ekonomik të Qeverisë do të diskutohet edhe propozimi i fundit i Konfederatës së Biznesit për subvencionimin e një pjese të rritjes së pagës minimale.
 
NAIM RAMADANI