Maqedoni
VMRO-DPMNE, kërkon miratimin e deklaratës për Goce Dellçevin
06.02.2022 16:55
Të gjitha partitë parlamentare dhe joparlamentare ta mbështesin deklaratën për Goce Dellçevin...

Të gjitha partitë parlamentare dhe joparlamentare ta mbështesin deklaratën për Goce Dellçevin dhe kjo duhet të jetë një prag që nuk mund të kalohet.
Kështu kërkon VMRO-DPMNE opozitare, siç thonë ata, të ruhet simboli i popullit maqedonas. Në tribunën e partisë ata theksuan se Goce është Maqedoni dhe është pjesë e pandashme e kujtesës kolektive të popullit maqedonas.
Deklaratat e lidershipit shtetëror maqedonas në të cilat i cilësojnë si pozitive marrëdhëniet me Bullgarinë, sipas ish-ambasadorit në Sofje, Marjan Gjorçev janë tregues se pozitat maqedonase do të dobësohen sërish.
Gjorçev nga tribuna e VMRO-DPMNE-së kushtuar rëndësisë së Goce Dellçevit tha se e konsideron fatkeq deklaratën e Pendarovskit në të cilën kryeministrin bullgar e krahasoi me Nelson Mandelën.
“Kjo edhe një herë tregon dobësinë tonë, gatishmërinë për t'u dorëzuar, kur nuk duhet të dorëzohemi, gatishmërinë për të lavdëruar interesat e të tjerëve, imponimin e vullnetit të të tjerëve ndaj qytetarëve maqedonas dhe kjo është e papranueshme nga aspekti i një sistemi vlerash reale maqedonase që ka ekzistuar dhe do të vazhdojë të ekzistojë”, tha Marjan Gjorçev, ish-ambasador në Sofje.
