Maqedoni
Covid 19, 25 fatalitete, 1.045 raste të reja në 24 orë
06.02.2022 17:57
Nga 4.695 testime të bëra në 24 orët e fundit në vend, rezultuan 1.045 raste të reja...

Nga 4.695 testime të bëra në 24 orët e fundit në vend, rezultuan 1.045 raste të reja, 132 prej tyre ri-infektime. Më shumë se gjysma, apo 557 janë në Shkup, qytetet e tjera kanë më pak se 100 raste.
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 25 persona të vdekur. Në statistikën e fataliteteve u shtuan edhe 4 persona me diagnozë KOVID-19 nga Termini im, që realisht kanë humbur jetën nga 23 janar deri më 2 shkurt.
Nga numri i përgjithshëm i vdekjeve, 6 persona ishin të vaksinuar plotësisht, ndërsa tek 26 janë regjistruar kormobiditete. Të shëruarit në këto 24 orë janë 2.418. Në vend ka aktualisht 12.324 raste aktive.
