Botë

Shqipëri: 659 të infektuar me COVID, 4 humbje jete në 24 orët e fundit, 152 të prekur në spitale

06.02.2022 19:41

659 qytetarë rezultuan pozitivë me COVID në 24 orët e fundit, duke e çuar shifrën e të prekurve...

659 qytetarë rezultuan pozitivë me COVID në 24 orët e fundit, duke e çuar shifrën e të prekurve që prej fillimit të pandemisë në 264,624 në vendin tonë.
 
Nga 3,136 testime kanë rezultuar pozitivë me COVID19 362 qytetarë në Tiranë, 25 në Vlorë, 22 në Fier, 20 në Shkodër, 19 në Durrës, Lushnje, 18 në Elbasan, 17 në Kamëz, 15 në Sarandë, 9 në Vorë, Gjirokstër, 8 në Mallakastër, 7 Delvinë, 6 në Vau Dejës, Lezhë, Kuçovë, 5 në Tepelenë, Devoll, Cërrik, 4 në Mirditë, Krujë, Patos, Memaliaj, 3 Malësi e Madhe, Kukë, Kurbin, Kavajë, Dibër, Himar, Pogradec, Dimal, Poliçan, 2 në Fushë Arrëz, Tropojë, Shijak, Dropull, Përmet, Korçë, Berat, Skrapar, Belsh, Librazhd, Prrenjas,1 në Rroskovec, Divjakë, Selenicë, Finiq, Maliq.
 
Janë 13,608 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
 
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 152 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.
Në 24 orët e fundit humbën jetën një qytetar nga Vlora 55 vjeç, një qytetar nga Berati 67 vjeç, një qytetar nga Gjirokastra 78 vjeç dhe një qytetar nga Tirana 87 vjeç.
 
Janë shëruar 1,549 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 247,636 që nga fillimi i epidemisë.
 
Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
 
Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.
 
Statistika (06 Shkurt 2022): Raste të reja ditore 659; Të shëruar në 24 orë 1,549; Të shtruar në spitale 152; Humbje jete në 24 orë 4; Testime ditore 3,136; Testime totale 1,693,375; Raste pozitive 264,624; Raste të shëruara 247,636; Raste Aktive 13,608; Humbje jete 3,380.
 
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 5,227; Fier 1,673; Shkodër 1,358; Vlorë 1,066; Elbasan 865; Gjirokastër 827; Berat 733; Lezhë 534; Korçë 498; Durrës 422; Kukës 277; Dibër 128./Top Channel