Maqedoni
LSDM: Arsovska nuk i realizon projektet për Shkupin
06.02.2022 19:29
LSDM akuzon kryetaren e Qytetit të Shkupit Danela Arsovska se nuk i realizon...

LSDM akuzon kryetaren e Qytetit të Shkupit Danela Arsovska se nuk I realizon projektet më të rëndësishme për Shkupin, duke shtuar se qytetarët janë lodhur nga arsyetimet e Arsovskës.
“Nuk ka bërë asgjë për projektin më të rëndësishëm të transportit ekologjik urban dhe të shpejtë, për të cilin tashmë ka siguruar 70 milionë euro nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. A heq dorë përfundimisht Danela Arsovska nga projekti Bass Rapid Transit? Është edhe ndërtimi i urës në Karposh , për të cilën janë siguruar edhe mjete. Arsovska nuk vazhdon me rindërtimin e Sallës Universale, e cila ka filluar dhe për realizimin e së cilës janë siguruar para nga Qeveria. Projekti kapital - ura mbi lumin Vardar në Aerodrom ende nuk ka përfunduar”, u shpreh Petar Petkovski nga LSDM.
