Maqedoni

Parashikimi i motit

07.02.2022 09:06

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot kryesisht të vranët....

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot kryesisht të vranët. Pasdite duke filluar nga pjesët perëndimore priten reshje të shiut, ndërsa në male të borës. Reshjet do të jenë më intensive në pjesët perëndimore, ku do të formohet shtresë e re e borës. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi jugperëndimor, veçanërisht në pjesët perëndimore, të cilat kah fundi i ditës do të ndryshojnë në erë veriperëndimore dhe do të përforcohet përgjatë Vardarit, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. 
 
Temperatura minimale e ditës do të jetë në interval prej -3°C deri në 3°C, ndërsa maksimalja do të lëviz prej 5°C deri në 12°C.
 
Edhe në Shkup moti do të jetë i vranët dhe me reshje të shiut ku temperaturat do të lëvizin prej 0°C deri në 10°C.