Maqedoni

Shkup, sanksionohen 312 shoferë, 77 për tejkalim të shpejtësisë

07.02.2022 09:29

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhdouar me kontrollimet e përforcuara në trafik...

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhdouar me kontrollimet e përforcuara në trafik ku vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 312 sanksione. 
 
Shtatëdhjetë e shtatë prej sanksjoneve janë shqiptuar për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, shtatëdhjetë për mosdhënie të përparësisë së kalimit këmbësorëve, tridhjetë e tetë sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, tridhjetë e katër sanksione për drejtimin e automjetit në gjendje të dehur.
 
Poashtu janë shqiptuar edhe dymbëdhjetë masa për automjete të paregjistruara, dymbëdhjetë sanksione për këmbësorët, shtatë kundërvajtje për shoferët fillestarë  dhe pesë gjoba për përdorimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit.
 
Nga MPB informojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim që të rritet sigurisa në rrugë.