Botë

Shkarkimi i Ilir Metës, sot seanca në Gjykatën Kushtetuese

07.02.2022 10:20

Sot pritet të zhvillohet seanca e radhës në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë...

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë,  do të mblidhet sot për të tretën herë për të vijuar shqyrtimin e vendimit të parlamentit që kërkon shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.
 
Në seancën e fundit, përfaqësuesit e Presidentit kundërshtuan procedurën që ishte ndjekur nga Parlamenti për ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e kreut të shtetit. Sipas tyre, Metës  iu mohua e drejta për t’u dëgjuar në Parlament, para se të merrej vendimi për ngritjen e komisionit hetimor.
 
Pas pretendimeve të Presidencës, trupa gjykuese e Gjykatës Kushtetuese drejtoi 70 pyetje ndaj tyre, për të cilat juristët e Presidencës kërkuan 48 orë kohë për përgjigjet.