Botë

Konflikti Rusi-Ukrainë, Macron optimis për zgjidhje paqësore

07.02.2022 10:51

Presidenti francez, Emanuel Macron, ka thënë se beson që mund të arrihet një marrëveshje për të shmangur luftën në Ukrainë...

Presidenti francez, Emanuel Macron, ka thënë se beson që mund të arrihet një marrëveshje për të shmangur luftën në Ukrainë dhe se është legjitime për Rusinë që të shpërfaqë shqetësimet për sigurinë.
 
Para se të nisë takimet me presidentin rus, Vladimir Putin në Moskë, ai ka bërë thirrje për “balancim të ri”, për të mbrojtur shtetet evropiane dhe për ta qetësuar Rusinë.Ai ka përsëritur se sovraniteti i Ukrainës nuk është për diskutim.Rusia ka mbledhur rreth 100 mijë trupa afër kufirit me Ukrainën, mirëpo mohon planet për pushtim.Moska ka bërë disa kërkesa, përfshirë ato që Ukraina të mos bëhet anëtare e NATO-s dhe që aleanca të zvogëlojë prezencën ushtarake në lindje të Evropës.Perëndimi ka refuzuar këto kërkesa, duke ofruar tema tjera për diskutim, përfshirë zvogëlimin e armëve bërthamore.Macron ka thënë se shpreson që dialogu me presidentin rus do të jetë i mjaftueshëm për të parandaluar konfliktin ushtarak.Macron ka thënë po ashtu se beson që Putin do të jetë i hapur për të diskutuar çështje të mëdha.