Botë
Australia rihap kufijtë pas 2 vitesh, vlen vetëm për të vaksinuarit
07.02.2022 11:18
Australia ka njoftuar se do të rihapë kufijtë e saj për turistët e vaksinuar...

Autoritetet në Australi bëjnë me dije se do të rihapin plotësisht kufijtë për të gjithë personat e vaksinuar, duke filluar nga 21 shkurti.
Lajmi u dha nga kryeministri Scott Morrison, gati dy vjet pasi ai mbylli kufirin për të ngadalësuar përhapjen e virusit Korona.
Australia ka ndjekur një rihapje të shkallëzuar të kufijve që nga fundi i vitit të kaluar, duke lejuar emigrantët e aftë, studentët dhe udhëtarët me çanta shpine të hyjnë në vend.
Industria e turizmit, e cila është mbështetur në tregun vendas që vetë është ndikuar nga kufizimet e lëvizjes, mirëpriti vendimin që vjen tre muaj përpara se Morrison të përballet me zgjedhjet.
