Maqedoni
Janakieski në izolim, shtyhet gjyqi për “Shkallët spanjolle”
07.02.2022 11:41
Gjykimi për rastin “Shkallët spanjolle” është shtyrë për 18 shkurt pasi i pandehuri i parë....

Gjykimi për rastin “Shkallët spanjolle” është shtyrë për 18 shkurt pasi i pandehuri i parë, ish-ministri I Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, rezultoi pozitiv me Covid-19.
Gjyqtarja Fanka Janculeva Mihailovska, në fillim të seancës së sotme informoi se mbrojtja e Janakievskit, më 7 shkurt, ka paraqitur kërkesë për shtyrjen e seancës së caktuar për sot, pasi ai është pozitiv me Covid-19 dhe ka dorëzuar vendim për izolim.
Në rastin “Shkallët spanjolle” , përveç ish-ministrit Janakieski, të akuzuar janë edhe Dimitar Dimovski, Biljana Dejanovska-Dimitrovska, Violeta Samarxhiska, Aneta Jordanova, Dejan Mitevski, Emilija Radojkova, Snezhana Krstevska, Risto Papazov, Lidija Smiljanovska dhe Marjan Jovanov. Ata akuzohen se me shitjen e paligjshme të parcelave para objektit qëndror të EVN-së në Shkup, I kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 2,6 milionë eurosh.
