Anulohen bisedimet paqësore
26.12.2014 16:44
Bisedimet për paqe midis Ukrainës dhe rebelëve pro-rusë janë anuluar, bëjnë të ditur zyrtarët bjellorus....

Ishte paraparë që sot në Minsk të takohen përfaqësues të Ukrainës, Rusisë, rebelëve pro-rusë dhe të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.
Kievi ka shpresuar se takimi do të çonte në nënshkrimin e një marrëveshjeje finale për paqe në lindje të Ukrainës.
Rrethi i fundit i bisedimeve, që është mbajtur më 24 dhjetor, ka përfunduar me pak përparim, pos marrëveshjes për shkëmbimin e të burgosurve.
