Maqedoni
Seanca të katër komisioneve parlamentare
07.02.2022 10:36
Parlamenti e nis javën me seancat e komisioneve. Komisioni Juridik -Ligjvënës do të mbajë tre seanca...

Parlamenti e nis javën me seancat e komisioneve. Komisioni Juridik -Ligjvënës do të mbajë tre seanca, në të cilat do të shqyrtohen shumë ligje me flamur europian, ndër të cilët edhe Propozim ligji për përgjegjësi civile për fyerje dhe shpifje, në lexim të parë.
Në rend dite të seancës së Komisionit për Çështje Ekonomike, janë propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të ligjit për institucionet ,në lexim të pare, si dhe propozim plani financiar i Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit, për vitin 2022.
Anëtarët e Komisionit për Financa dhe Buxhet, do të shqyrtojnë propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të ligjit për tatimin e vlerës së shtuar, me procedurë të shkurtuar në lexim të dytë, propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të ligjit për lojërat e fatit dhe për lojërat argëtuese në lexim të parë si dhe planin financiar të Agjencisë për Mbikëqyrje të Sigurimeve për vitin 2022.
Në rend dite të Komisionit për mbrojtje dhe siguri është Statusi i Akademisë ushtarake “Gjeneral Mihaillo Apostolski” – Shkup, në lexim të parë
