Maqedoni

MASH: Sistemet tona elektronike dhe bazat e të dhënave nuk janë sulmuar nga hakerët

07.02.2022 11:06

Ministria e Arsimit dhe Shkencës demanton lajmin e publikuar në rrjetet sociale për sulm hakerësh....

Ministria e Arsimit dhe Shkencës demanton lajmin e publikuar në rrjetet sociale për sulm hakerësh ndaj sistemit të tyre të sigurisë dhe bazës së të dhënave. 
 
MASH bën me dije se pas kontrolleve të shërbimit të brendshëm përkatës, së bashku me institucionet kompetente për trajtimin e incidenteve kompjuterike, nuk është konstatuar asnjë ndërhyrje në sistemet elektronike dhe bazat e të dhënave.
 
“Pamjet e paraqitura nga kamerat e sigurisë nuk janë nga ambientet e ministrisë. Apelojmë qytetarët që të mos bien në spekulime dhe të jenë të qetë sa i përket çështjes së mbrojtjes së të dhënave personale që kemi në dispozicion për nxënësit, studentët, stafin mësimdhënës e të ngjashme. Sistemet e MASH janë të mbrojtura në mënyrë adekuate. Mbetemi në koordinim të vazhdueshëm me të gjitha institucionet dhe organet përkatëse që punojnë në fushën e krimit kibernetik dhe konfliktit, me qëllim ngritjen e sigurisë së sistemeve elektronike në një nivel edhe më të lartë”, thuhet në demantin e MASH-it.