Botë
Kanada, kamionistët në protest kundër vaksinave, shpallet gjendje e jashtëzakonshme
07.02.2022 12:33
Kamionistët kanë paralizuar prej disa ditësh qendrën e kryeqytetit të Kanadasë, Otavës....

Kamionistët kanë paralizuar prej disa ditësh qendrën e kryeqytetit të Kanadasë, Otavës. “Karvani i Lirisë” filloi si një lëvizje kundër një kërkese të qeverisë që kamionistët duhet të vaksinohen me detyrim kundër Covid.
Në përgjigje të protestave të kamionistëve, kryebashkiaku i Otavës ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Jim Watson tha se tha se protestat përbënin një kërcënim për sigurinë e banorëve dhe se qyteti ishte plotësisht jashtë kontrollit, pasi demonstruesit e kalojnë disa herë numrin e efektivëve të policisë.
Duke folur për stacionin radiofonik kanadez CFRA, Watson tha se protestuesit po silleshin gjithnjë e më keq duke iu rënë sirenave dhe ndezur fishekzjarrë për ta kthyer të gjithë situatën si një festë në rrugë.
