Botë

Kancelari Scholz: Do dërgojmë trupa në vendet Baltike

07.02.2022 12:49

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, në një intervistë për Washington Post, ka reaguar rreth tensioneve mes Ukrainës dhe Rusisë....

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, në një intervistë për Washington Post, ka reaguar rreth tensioneve mes Ukrainës dhe Rusisë.
 
Nëse Rusia pushton Ukrainën, reagimi i SHBA-së, BE-së dhe NATO-s do të jetë “i bashkuar dhe e vendosur”. Moska “do të paguajë një çmim shumë të lartë”, tha Scholz. Ai konfirmoi se Berlini do të tregojë trupa ushtarake në shtetet Baltike, ndërsa i sugjeroi Putinit të zgjedhë dialogun në vend të luftës.
 
Fotografi të reja satelitore, të publikuara nga kompania amerikanë Maxar, tregojnë avancimin e trupave dhe armatimeve ruse në Bjellorusi, një lëvizje që shqetëson në radhë të parë Ukrainën, por edhe NATO-n, që prej muajsh thotë se Rusia po planifikon të pushtojë shtetin fqinj.
 
Rusia thotë se dërgimi i trupave, tankeve dhe avionëve luftarakë në Bjellorusi është bërë për shkak të një stërvitje të përbashkët mes dy shteteve, por kampe të ngjashme janë ngritur edhe në pika të tjera përgjatë kufirit me Ukrainën. Moska e mohon kategorikisht që po planifikon të sulmojë Ukrainën. Por zyrtarë amerikanë thonë Rusia ka bërë gati për luftë rreth 70% të forcave të saj të armatosura.