Botë

Trupat amerikane zbarkojnë në Poloni, SHBA: Gati për çdo skenar lufte

07.02.2022 13:09

Një kontigjent i madh i trupave amerikane zbarkuan në Poloni të dielën pjesë e një përforcimi për shkak të tensioneve me Rusinë...

Një kontigjent i madh i trupave amerikane zbarkuan në Poloni të dielën pjesë e një përforcimi për shkak të tensioneve me Rusinë. 
 
Parashutistët nga Divizioni i 82-të Ajror i Ushtrisë Amerikane me bazë në Fort Bragg në Shtetet e Bashkuara u ulën rreth orës 13:00 të pasdites në Aeroportin Rzeszoë në Poloninë juglindore.Komandanti i tyre u shpreh se synonin të pengonin “çdo qëllim lufte” dhe të mbronin NATO-n nëse ishte e nevojshme.
 
“Trupat shtesë janë këtu për të rritur gatishmërinë, ndërveprueshmërinë në të gjitha fushat me aleatët tanë polakë dhe, nëse është e nevojshme, të mbrojnë çdo pjesë të NATO-s,” u tha gazetarëve në aeroport gjenerali komandant i divizionit, Chris Donahue.
 
SHBA javën e kaluar njoftoi vendosjen e 3,000 ushtarëve shtesë amerikanë në Gjermani dhe Evropën Lindore, si pjesë e përpjekjeve për të shtyrë Rusinë në tërheqjen e trupave të grumbulluara në kufirin e Ukrainës. Kontingjenti shtesë amerikan prej 1700 ushtarësh do të vendoset në Poloninë juglindore në krahun lindor të NATO-s. SHBA ka thënë gjithashtu se do të vendosë 8,500 trupa në gatishmëri “të rritur” për dislokim të mundshëm në rast se Forca e Reagimit të NATO-s aktivizohet në përgjigje të krizës në Ukrainë.
 
Polonia, një vend i ish-bllokut komunist që kufizohet me Ukrainën dhe iu bashkua NATO-s në vitin 1999, tashmë pret rreth 4,500 trupa amerikane me rotacion.