Ekonomi

Rriten çmimet e derivateve të naftës

07.02.2022 13:26

Komisioni Rregullativ për Energjetikë vendosi të shtrenjtojë çmimet e derivateve të naftës....

Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95, EUROSUPER BS-98 dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1), nga mesnata rriten për 1,50 denarë/litër. Kështu çmimi me pakicë i EUROSUPER BS-95 do të jetë 81,00 denarë/litër çmimi i  EUROSUPER BS-98 do të jetë 83,00 denarë/litër dhe çmini i vaji ekstra të lehtë për amvisëri do të jetë 73,0 denarë. / litër.
 
Çmimi me pakicë i EURODIESEL do të rritet për 2,00 denarë/litër dhe dhe prej mesnate do të kushtojë 73,50 denarë / litër.
 
Çmimi me pakicë i mazutit rritet për 1815 denarë/kg, krahasuar me çmimin me pakicë të përcaktuar me vendimin për përcaktimin e çmimeve më të larta me pakicë të derivateve të naftës dhe derivateve për transport, dhe rrjedhimisht çmimin me pakicë do të jetë 46,537 den / kg.