Maqedoni
LSDM: VMRO të tërheq deklaratën për Goce Dellçevin
07.02.2022 13:55
LSDM kërkon që VMRO-DPMNE ta tërheq deklaratën e propozuar në kuvend për mbrojtjen e personaliteti dhe veprës së Goce Dellçevit...

LSDM kërkon që VMRO-DPMNE ta tërheq deklaratën e propozuar në kuvend për mbrojtjen e personaliteti dhe veprës së Goce Dellçevit. Sipas partis në pushtet opozitarja VMRO-DPMNE po mbron diçka që nuk është sulmuar, duke dëshmuar pasigurinë dhe amatorizmin e tyre. Këtë veprim sipas LSDM-së VMRO po e bën për qëllime populiste që i thellon ndasitë mes popullit maqedonas.
“Deklarata është imponim politik nga VMRO-DPMNE me qëllim të thellimit të ndasive të kombit maqedonas. Partia që vazhdimisht është kundër euro integrimeve tona në manirin e tyre të njohur për herë të 100-të e gabuan ditën. Mbrojnë diçka qënuk është sulmuar, me çka e dëshmojnë pasigurinë e tyre dhe amatorizëm. Një pasiguri dhe amatorizëm i tillë, një diletantizëm i tillë nuk do të lejojmë të bartet te qytetarët.”, tha Jovan Mitrevski nga LSDM.
VMRO-DPMNE: Deklarata duhet të mbështetet nga gjitha partitë
Por nga VMRO DPMNE insistojnë në miratimin e deklaratës, pasi siç thonë nga kjo parti personaliteti dhe veepra e Goce Dellçevit si figurë mqëndrore e histrisë maqedonase meriton të miratohet një deklaratë e tillë.
“Vlerësojmë se kjo deklaratë duhet ta paraqes unitetin dhe bashkimin e partive politike në kuvend, por edhe unitetin e të gjith shoqërisë maqedonase rreth veprimtarit të pa kontestuar maqedonas dhe udhëheqës në çlirimin e Maqedonisë dhe idenë për shtet të pavarurë Republika e Maqedonisë.”, tha Ivanka Vasilevska nga VMRO-DPMNE.
Deklarata e VMRO-DPMNE-së është propozuar për miratim në kuvend para tre ditësh, me rastin e 150-vjetorit të lindjes së Goce Dellçevit, përvjetorë që u festua edhe në Maqedoninë e veriut edhe në Bullgarinë fqinje, pasi siç pretendon pala bullgare Goce Dellçev është pjesë e historisë së përbashkët të dy popujve.
SANIJE DURAKU
